Drejtuesi politik i Qarkut Dibër, Xhelal Mziu : Më të motivuar se kurrë për ta zhdukur “bandën” e Rilindjes, “ortake” e Ndragetës, që ka marrë peng Shqipërinë.

306
Sigal

DItën e sotme, Drejtuesi politik i PD-së, Dibër, Xhelal Mziu së bashku me Kryetarin e degës së PD, Naim Gazideden dhe sekretarin Luana Haka, ka zhvilluar një takim më strukturat e PD të grupseksionit Melan.

“Si Drejtues politik i Qarkut dhe si bir i Dibrës vij ballë lart për të dhënë kontributin tim për Qarkun e Dibrës. Së bashku me kryetarin e degës së PD z.Naim Gazidede dhe sekretarin z.Luan Haka kemi nisur një maratonë takimesh për të parë dhe për tu njohur nga afër me problemet, me të cilat ato përballen çdo ditë në zonat e tyre.”, – u shpreh Mziu me anë të një postimi në rrjetet sociale ku tregoi dhë pikat kyçe që u zhvilluan gjatë diskutimit.

Postimi i tij i plotë :

Takim me strukturat e Partisë Demokratike të grupseksionit Melan.
Si drejtues politik i Qarkut dhe si bir i Dibrës vij ballë lart për të dhënë kontributin tim për Qarkun e Dibrës. Së bashku me kryetarin e degës së PD z.Naim Gazidede dhe sekretarin z.Luan Haka kemi nisur një maratonë takimesh për të parë dhe për tu njohur nga afër me problemet, me të cilat ato përballen çdo ditë në zonat e tyre.
Të gjithë e dimë se qeveritarët e “sektit” të Rilindjes kanë braktisur qytetarët dhe po qeverisin vetëm për interesat e tyre dhe një grushti “klientësh”.
Megjithëse shumë afër me qytetin, shumica e fshatrave të Melanit nuk kanë infrastrukturë rrugore!
Fshatrat që tërheqin turistë të shumtë ,si Hinoska apo Rabdishti janë pa rrugë, dhe vetëm propagandë.
Përrenjtë malorë rrezikojnë nxënësit e shkollave dhe askund nuk është ndërtuar qoftë edhe një urë këmbësore.
Në shumicën e fshatrave nuk ka qendër shëndetësore, ndërsa në disa fshatra .
Bujqit dhe fermerët janë braktisur pa asnjë mbështetje e subvencione.
Partia Demokratike do të rikthejë dinjitetin dhe do të qeverisë me qytetarët dhe për qytetarët.
Do të rrikthehen subvencionet në bujqësi, blegtori, pemtari etj.
Do të vendosë si prioritet rikthimin e turismit , infrastrukturën rrugore dhe atë turistike.
Së bashku më të motivuar se kurrë për ta zhdukur “bandën” e Rilindjes “ortake” e Ndragetës, që ka marrë peng Shqipërinë.
25 prilli shpresë për Shqipëtarët, me Kryeministër Lulzim Bashën!
#DitëMëTëMira