Analiza e dy humbjeve në zgjedhjet e Kolonjës, Opozita 700 vota më pak

450
Sigal

Edhe drejtuesit e
tjerë më të lartë shmangën komunikimin me median, pa marrë përsipër të bëjnë
një analizë për rezultatin e zgjedhjeve në Kolonjë. Edi Paloka duket se bëri
lajm të hënën vetëm me përjashtimin e tij nga Kuvendi pas përplasjes me Ilir
Beqajn. 




Por çfarë ndodhi realisht në Kolonjë? 



Fitorja e një kandidati të mbështetur nga Partia
Socialiste nuk ishte surprizë. Surprizë ishte thellimi i fitores së qeverisë në
raport me opozitën. 




Në zgjedhjet e një viti më parë, diferenca mes dy
kandidatëve ishte 727 vota. Tani ajo ka shkuar në 2.101 vota, edhe pse numri i
pjesëmarrjes në votime është pothuajse i njëjtë. 




Mesa duket, teoria e moskandidimit të një
demokrati në një zonë që voton tradicionalisht të majtën nuk rezultoi e suskesshme.
Kryetari i Partisë Demokratike ia la Kolonjën zonë të lirë Agron Dukës dhe
kandidatit të propzuar prej tij, një ish-socialist i zhvendosur në Tiranë. 




Por rezultati ishte dramatik dhe negativ për
opozitën. Kandidati i Partisë Agrare, i mbështetur nga Partia Demokratike,
humbi 673 vota në krahasim me kandidatin e opozitës së një viti më parë. 




A kanë dalë demokratët të votojnë, apo ata e kanë
çuar votën tek kandidati tjetër? 




Kjo analizë nuk mund të bëhet tani. Por fakt është
se Partia Demokratike nuk bëri fushatë intensive në Kolonjë. Kryetari Basha
shkoi atje vetëm në hapje të fushatës, ndërsa pak drejtues të lartë të opozitës
u panë atje vetëm ditën e zgjedhjeve. 




Braktisja e fushatës nga demokratët mund të merret
si sinjal, se edhe kjo betejë e hershme elektorale në Kolonjë nuk solli aromë
të mirë për opozitën