Dibër, sekuestrohet 507 kg kafe kontrabandë

604
Sigal

Policia Kufitare e Viçishtit në Dibër
sekuestroi 507 kg kafe kontrabandë, shpalli në në kërkim poseduesin. Burime nga
policia bëjnë me dije se filloi procedimin penal si dhe bëri shpalljen në
kërkim të shtetasit B.T., 51 vjeç,  banues në fshatin Gjoricë e Poshtme,
Bulqizë, për veprën penale: “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”.

Procedimi  ndaj tij filloi pasi në orët e para të
mëngjesit të datës  21.11.2016, ka tentuar të futë kontrabandë
“Kafe”  nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Maqedonia në drejtim të
Shqipërisë, me mjetin e tij tip “Ford Fugon”. Shtetasi  B.T, sapo ka
parë  shërbimet e Policisë Kufitare ka braktisur automjetin dhe është
larguar duke përfituar dhe  nga errësira.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, iu gjetën
dhe sekuestruan 387 kg kafe kontrabandë të markës “AMIGOS” dhe 120 kg kafe të
markës “Origin Indiana”, me peshë totale 507 kg. Vazhdon puna për  kapjen
e drejtuesit të automjetit. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme
Prokurorisë Dibër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”.