Shqiptari kapet me 100 mijë paund, ja si i kishte fshehur në makinë

376
Sigal

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Angli, pasi u kap me 100 mijë paund. Mediat britanike raportojnë se Ajet Balesi, 29 vjeç, shtetas shqiptar që jeton në Ramsbottom, afër Bury, u arrestua në terminalin e Kent më 24 janar.

Ai u mor në pyetje, së bashku me dy persona të tjerë me të cilët po udhëtonte, nga hetuesit e NCA pasi oficerët e Forcës Kufitare gjetën paratë, të cilat ishin fshehur tek kroskoti i mjetit të tij Mercedes që po drejtonte.

Paratë u sekuestruan pasi dyshohet se janë fituar nga aktivitete kriminale. Balesi akuzohet pasi u përpoq të fshihte dhe transferonte paratë e krimit dhe u paraqit para Magjistraturave të Folkestonit dje, më 26 janar.