Ja kur pritet të rinis Kampionati në Portugali

259
Sigal

Liga e Parë Portugeze rikthehet në fushë në fillim të muajit qershor. Kampionati luzitan përfaqëson një ndër kompeticionet më të fortë në Kontinentin e Vjetër dhe klasifikohet menjëherë pas 5 ligave kryesore në Angli, Spanjë, Itali, Gjermani dhe Francë, sidoqoftë pas bisedave dhe përpjekjeve të shumta drejtuesit më në fund shpallën edhe datën e rifillimit.

Bëhet fjalë për datën 4 qershor, pra afërsisht tre muaj pas momentit kur u ndërprenë ndeshjet dhe u ashpërsuan masat shtrënguese për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Drejtuesit konfirmuan se liga portugeze do të rifillojë pikërisht me ndeshjet e javës së 25. Në një komunikatë të veçantë drejtuesit shpjeguan se pas shumë përpjekjeve dhe debateve, gjithçka do të rikthehet në fillim të muajit qershor, kuptohet nën masa të rrepta që duhen zbatuar nga lojtarët apo dhe stafet përkatës të klubeve pjesëmarrës.