Manjani për sistemin zgjedhor: Të ulet numri i qarqeve, rrit përfaqësimin dhe proporcionalitetin

285
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka hedhur idenë e një ri-organizimi të ri, duke ulur numrin e qarqeve, dhe duke krijuar një përfaqësim më të mirë lidhur me zgjedhjet parlamentare.

Në kulmin e debatit mmbi sistemin zgjedhor, Manjani shkruan se është e vërtetë që tashmë nuk ka kohë për përzgjedhjen e një sistemi tjetër zgjedhor, por shton se sistemi aktual mund të zbutet ndjeshëm, mjafton të miratohet një ligj për një numër më të vogël qarqesh.

Ligji ka pesë vite që është gati. Nëse Shqipëria organizohet në 4-6 qarqe siç sugjerojnë studimet dhe analizat, edhe sistemi zgjedhor bëhet më proporcional. PS, fjala vjen kështu e ka organizimin e saj politik. Dhe nuk e ka keq”, shkruan Manjani.