Ulja e pagave përçan kampionët francezë

315
Sigal

Nuk ka qetësi te Paris SG, që sheh sërish ndarjen dhe përplasjen e dy klaneve në dhomat e zhveshjes. Shkak për këtë janë paratë. Lajmi bëhet I ditur nga “Le Figaro”. Sipas të përditëshmes franceze, lojtarët janë të përçarë sa i përket tratatativave me klubin për reduktimin e pagave. Në fakt, prej një muaji drejtuesit e Paris SG kërkojnë që futbollistët të heqin dorë nga një pjesë e të ardhurave të tyre në mënyrë që të zbutet kriza financiare e shkaktuar nga ndërprerja e sezonit. Në grupin e parë ku bëjnë pjesë lojtarë si Mbappe janë solidarë dhe të gatshëm të reduktojnë deri në 70% pagat e tyre.

Psg Set To Be Crowned Champions Of France After Ligue 1 Cancellation Due To Coronavirus Pandemic 1200x800

Por kjo ide përballet me kundërshtimin e klanit tjetër të udhëhequr nga kapiteni Thiago Silva. I cilësuar si grupi brazilian, në të bëjnë pjesë ata që janë edhe disa prej futbollistëve më të paguar të Paris SG si Neymar apo Marquinhos. Ata nuk duan të heqin dorë nga të ardhurat e tyre sipas kontratës. Si pasojë, duke qëndruar në atë që raporton prestigjozja franceze, atmosfera në klubit parizien nuk është aspak e mirë. Drejtuesit kërkojnë të arrihet sa më shpejt në marrëveshje për të rikthyer qetësinë përpara ndeshjeve në Ligën e Kampioneve që do të luhet në gusht.