Rudi Garcia: Juve shumë e fortë, të lumtur që do të përballemi me Ronaldon

485
Sigal

Pas disa dueleve të ndezura kur ishte nën drejtimin e Romës, Rudi Garcia do të vendoset sërish përballë Juventusit, por këtë herë me Lyon-in dhe në Champions League.

“Mezi presim që të luajmë këto ndeshje. E dimë që do të përballemi me një skuadër shumë të fortë. Duhet të marrim një rezultat të mirë. Do të luajmë shanset tona në këto ndeshje.

Pjanic? Është një lojtar me shumë kualitetet. Shumë i fortë teknikisht dhe një nga pikat e forta të Juventusit. Sarri? Është një trajner i madh dhe që ka shumë eksperiencë.

Gjithmonë është bukur të luash ndaj lojtarëve më të mirë në planet. Juventus ka një ndër mbrojtjet më të mira në Europë. Jemi të lumtur që do të sfidojmë Cristiano Ronaldon”, deklaroi strategu i Lyon-it.