Akte dhune në Londër, pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Euro 2020

270
Sigal

Festa për kualifikimin e Anglisë në gjysmëfinalen e Euro 2020, pas festës pati edhe akte dhune. Policia e Scotland Yard doli në qytet për të shpërndarë të rinjtë, që pas përfundimit të ndeshjes vijonin të festonin me pije në duar, në rrugët e Londrës.

Disa tifozë u arrestuan për sjellje të pahijshme, sulm ndaj oficerëve të policisë apo prishje të qetësisë publike, ndërsa 2 oficerë policie kanë mbetur të plagosur. Përleshjet mes tifozëve dhe policisë vijuan për orë të tëra, deri në shpërndarjen e tyre.

Klubet e natës në Londër shprehën shqetësimin e tyre pasi për shkak të rregullave, londinezët nuk arritën të ndjekin live ndeshjen Angli-Ukrainë, duke u shkaktuar atyre humbje brenda ditës në 5 milionë paund, nga moskonsumimi i birrës në 90 minuta lojë.