Delta po infekton fëmijët / Lajmi i mirë se është më pak vdekjeprurës

Ndërsa autoritetet shqiptare deklarojnë se vendi ende nuk është prekur nga varianti Delta i Covid, zyrtarët izraelitë po mendojnë rivendosjen e disa masave kundër pandemisë, ndërsa varianti shumë ngjitës vazhdon të përhapet në vend. Komiteti i koronavirusit, i rinovuar së fundmi pas ndryshimit të qeverisë, pritet të takohet javën që vjen për të marrë parasysh hapat e ardhshëm.

Ekspertët u mblodhën të dielën për të diskutuar rritjen e testimeve, sidomos në kufijtë e Izraelit, por nuk shtoi ndonjë kufizim të madh për publikun që pas detyrimit për mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura, që u rivendos të premten e kaluar.

Sigal

Këtë javë, të paktën 75 nxënës të shkollës së mesme u konfirmuan që ishin infektuar me virusin në një festë të fundvitit në Tel Aviv, pasi një student ishte infektuar nga një i afërm i vaksinuar. Ai i afërm kontraktoi virusin nga një individ tjetër i vaksinuar që ishte kthyer kohët e fundit nga Londra, sipas mediave izraelite.

Ish zëvendës drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Itamar Grotto tha se vendi duhet të konsiderojë kthimin në sistemin “Green Pass”, që bën dallimin midis qytetarëve të vaksinuar dhe jo të vaksinuar në lidhje me aksesin në disa vende dhe aktivitete.

“Ne kemi të gjitha mjetet që nuk i kemi pasur më parë, përfshirë numrin e testeve dhe maskat e fytyrës dhe vaksinat. Të gjitha këto së bashku, dhe hapi shtesë i rikompozimit të sistemit Green Pass, duhet të merren parasysh”, tha Grotto për televizionet izraelite.

“Green Pass”, që u mbyll më 1 qershor lejonte të vaksinuarit, ose të shëruarit nga koronavirusi të darkonin brenda në restorante dhe të ndiqnin ngjarje kulturore.

Raportet sugjerojnë që zyrtarët kanë marrë në konsideratë zbatimin e një lëvizje të tillë, ndër të tjera, që synon të frenojë infeksionet, siç janë kufizimet në tubime. Ndërsa shkalla e infeksionit aktualisht duket të rritet në një mënyrë të ngjashme me valët e mëparshme, rastet serioze që kërkojnë shtrime në spital po rriten shumë më ngadalë.

Ran Balicer, një epidemiolog i cili drejton planifikimin e politikave shëndetësore në Clalit, tha se pavarësisht shkallës së shtrimeve në spital duke u rritur më ngadalë se sa pritej, ajo ende duhet të monitorohet nga afër.

Izraeli po përgatitet që të vaksinojë fëmijët nga 12 deri në 18 vjeç, në një fushatë masive me të paktën 10 mijë doza ditore në mbarë vendin.

Kryeministri Naftali Bennett u bëri thirrje adoleshentëve që të vaksinohen në mënyrë që të shmangin kufizimet dhe deklaroi: “Ne nuk duam të vendosim ndonjë kufi – jo në festa, jo në udhëtime, ose në asgjë tjetër”

Izraeli ka raportuar se 1.4 milion doza i skadojnë në fund të korrikut dhe Bennett shpreson të përdorë sa më shumë prej tyre të jetë e mundur duke bërë 300,000 fëmijë të vaksinuar deri më 9 Korrik dhe duke lënë kohë të mjaftueshme për një dozë të dytë.

Izraeli bleu miliona vaksina nga Pfizer dhe ishte ndër vendet e para që i mori ato, për një shumë të pazbuluar. Pavarësisht se kishte miliona doza të papërdorura, ajo arriti një marrëveshje në prill nën ish-kryeministrin Benjamin Netanyahu për 18 milion doza më shumë, në rast se ato janë të nevojshme për doza të treta.

Shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë të shtunën treguan se 460 raste të reja me koronavirus u konfirmuan këtë fundjavë. Shifra përfshinte 323 të regjistruara të premten dhe 137 të tjera që nga mesnata e së shtunës.

Infeksionet e çojnë numrin e rasteve aktive në 2,398. Shifrat e së premtes ishin më të lartat që nga 6 prilli. Pacientët në gjendje të rëndë me ndërlikime COVID-19 u rritën lehtë në 31, që nga e shtuna. Numri i të vdekurve mbetet në 6,429, me vetëm një fatalitet të regjistruar në dy javët e fundit.