Riaktivizohet zjarri në zonën e Vithkuqit në Korçë, digjet një sipërfaqe e madhe me pisha

156
Sigal

Është riaktivizuar sërish zjarri i rënë në pyjet e zonës së Vithkuqit në Korçë. Mësohet se zjarri i rënë prej tre ditësh u shua për pak kohë, por është riaktivizuar sërish si pasojë e erës së fortë në zonë dhe temperaturave të larta.

Deri më tani raportohet se është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha në pyjet e Vithkuqit. Ne terren kanë shkuar forca të shumta zjarrfikësish të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve.