Manifestimi/ Studentja e drejtësisë: Jam këtu për t’u thënë ‘ndal’ atyre që shkelin të drejta tona dhe Kushtetutën

452
Sigal

Studentja e drejtësisë Oneda Skënderi tha se është në këtë manifestim për t’u thënë ndal atyre që shkelin Kushtetutën dhe të drejtat e qytetarëve.

Gjatë fjalës së saj në podium ajo tha se të mos respektosh parimet e shtetit të së drejtës dhe funksionimin e tij, është të kalosh kufijtë.

“Potesta u nda, sot jam këtu jo si ndonjë përfaqësuese e ndonjë partie politike por si një e re idealiste që nuk do ta braktisë vendin për shkak të paaftësisë apo mungesës së vizionit të disa politikanëve. Të mos respektosh parimet e shtetit të së drejtës dhe funksionimin e tij është të kalosh kufijtë. Të lësh vendin pa gjykatë kushtetuese është të kalosh kufijtë. Të mos lësh funksionimin e tre sistemeve është të kalosh kufijtë, të intimidosh mediat, të mos ofrosh shpresë, për familjet shqiptare, të rinjtë shqiptarë është të kalosh kufijtë. Ndaj për t’i thënë ndal atyre që shkelin Kushtetutën, të drejtat tona, shpresat tona, jam këtu që zëri i sovranit të dëgjohet dhe do dëgjohet medoemos”, u shpreh ajo.