Budina: Çohuni dhe shporrni çdo Sulltan Salep , ne nuk duhet të lejojmë që vendi të zbrazet

322
Sigal

Në fjalën e tij para popullit, regjisori Edmond Budina, një nga mbrojtësit më aktiv të kauzës së Teatrit Kombëtar, i bëri thirrje që të shporrin nga ky vend sulltanët që vishen me firmato ndërkohë që pensionistë nuk kanë me se të vishen dhe marrim ilaçe.

Përshëndetje të gjithëve! 30 vite më parë kishim një ëndërr ta bënim Shqipërinë si gjithë Evropa, pas 30 vitesh jemi këtu për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa, për ta shpëtuar nga kjo diktaturë e re, e cila do ta përdhosë vendin.

Ne jemi këtu në krah të Presidentit për të mbrojtur Kushtetutën. Nuk kam ardhur këtu si mik i Metës, por për të mbrojtur demokracinë, lirinë e vendit tim. Ne nuk duhet të lejojmë që vendin ynë të zbrazet.

Unë kam qenë emigrant, dhe e di që se çdo të thotë të të vdesin prindërit dhe të mos të kesh mundësi shikosh, ndërkohë që shikon në parlamentin tënd, ata njerëz që vishen me firmato, dhe pensionistët nuk kanë para për të marrë ilaçe. Ne çdo Sulltan salep që do të kërkojë të vendosë sulltanin e tij në këtë vend, nuk do të fitojë kurrë të zbrazë Shqiërinë.

Unë them ne vete do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropën, duke shporrur pikëisht këtë oktapod që nuk ka asgjë sociaiste për të mbrojtur Kushtetutën për të mbrojtur institucionet.’