Shkrumbohen dy makina në një servis në Sarandë

224
Sigal

Dy automjete janë shkrumbuar në një servis në Sarandë. Ngjarja ndodhi te Ura e Gajdarit.

Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes. Mësohet se servisi i çmontonte mjetet për skrap.

Nga të dhënat e deritanishme, ka dyshime se ngjarja është aksidentale.