Malta kap kontejnerin me kokainë me destinacion Shqipërinë

464
Sigal

Sasi të mëdha kokaine me vlerë 2.7 milionë euro janë gjetur brenda një kontejneri në një prej porteve të Maltës. Autoritetet vendase bëjnë me dije se ngarkesa ishte nisur nga Amerika Latine dhe kishte për destinacion Shqipërinë. Mësohet se droga u gjet ditën e djeshme gjatë skanimit të kontejnerëve në terminalin e portit “Freeport” të Maltës. Gjatë kontrollit skaneri dalloi disa parregullsi në ngarkesa dhe pas kontrollit rezultoi se në një prej kontejnerëve frigoriferikë ishin fshehur plot 20 pako me në total 24 kilogram kokainë. Pakot e kokainës ishin shënuar me shkronja si “GN” dhe fotografi dalluese. Kapja e kësaj ngarkese vjen vetëm 48 orë pas kapjes së 91.2 kilogram kokaine po në të njëjtin port.