Malltezi: 7 pika për mbledhjen e PD

415
Sigal

Nga: Jamarbër Malltezi

7 PIKA PËR MBLEDHJEN E PD. Miq, meqë nuk ndodhem në Shqipëri dhe nuk do mund të marr pjese dot në Mbedhjen e Kryesisë së PD, po them troç mendimin që do kisha ndarë me kolegët në mbledhje.
1. Arroganca dhe antiligji janë në pushtet. Shteti i së drejtës ka rënë me kohë. Sot u rrënua edhe fasada.
2. Reforma e Drejtësisë ka DËSHTUAR qysh pa nisur! KAPJA e DREJTËSISË është e plotë (i) gjyqtarët dhe prokurorët i veton motra e Ministres së Rames (Balluku), (ii) prokurorët i emëron kunati i Ministres së Ramës (Kodheli), (iii) gjyqtarët Dvorani me 6 vjet në shkelje kushtetute dhe me vendim të gjykatës Kushtetuese në fuqi, dhe (iv) gjyqtarët i inspekton vëllai i Ministres tjetër të Ramës (Gjermeni). Shkatërrimi i drejtësisë nxit sjelljen arrogante të Ramës si edhe kulturën e pandëshkueshmërisë pasi nuk do lejojnë asnjë prokuror apo gjykatës të guxojë t’i hetojë apo t’i denojë.
3. PD duhet t’a deklaroje troc dhe pa vonese qe reforma e nisur nga Soros jo vetem deshtoi, por ky eksperiment i rende i beri varrin shtetit ligjor. Sot nuk kemi gjykata, sot qeveria nuk respekton asnje ligj dhe asnje proces te rregullt gjyqsor. Le t’i vije hidhur kujt te doje, ndersa Shqiptaret e mbeshteten masivisht reformen ne drejtesi me shpresen e fundit te pandeshkueshmerise tani mbi 75% e Shqiptareve mendojne se kjo reforme deshtoi. Kjo pasi nese deri para 3 vitesh korrupsioni ishte plaga e madhe e drejtesise, tashme korrupsionit ju shtua edhe kapja politike nga Edi Rama.
4. Arroganca e Rames me qytetaret dhe qeverisjen e mire ka sjelle (1) DEM FINANCIAR ne nivele qindra milione euro (vjedhja me plehrat 180 milione euro per ndertim dhe 180 milione euro per operim; vjedhja me checkup, vjedhja me sterilizimet, 20 milione euro per km, etj.), si edhe (2) KRIME NDAJ MJEDISIT & KULTURES (Teatri Kombetar, por edhe krimet e oligarkeve te Rames si Salillari qe po kthen bregun e Matit ne landfill inertesh dhe gurore zhavorresh, Gjikuria qe kthen Monumentin e Natyres (Kanioni i Gjipese) ne Gurore, apo Fusha qe ben pontile me gure ne det; te gjitha keto pa asnje leje as mjedisore e as zhvillimore, ne dhunim te ligjeve, por te trimeruar ne krimin mjedisor pasi kolliten tek Rama). Demi financiar do duhet hetuar deri me nje. Nese keta prokurore te sotem nuk guxojne, PD duhet te zotohet qe keto vjedhje kaq te renda nuk do falen per asnje cmim. Me mire kurre te mos vime ne qeveri sesa te mbulohen keto afera kaq te renda korruptive dhe krime ndaj mjedisit dhe kultures kombetare.
5. Rama grisi haptaz dhe me arrogance “gentlemen agreement” qe vendet e BE i kishin ofruar Shqiperise per te filluar negociatat duke i shtuar kushtet nga 9 ne 15 si asnje vendi ndonjehere. PD u shpreh hapur qe mbeshtet integrimin ne BE me cdo cmim. POR integrimi ne BE ne rradhe te pare do te thote FUND i KULTURES SE PANDESHKUESHMERISE, ndarje e pushteteve, respektim i shtetit ligjor dhe jo dhunim i shtetit te se drejtes, apo qe Rama t’a ndjeje veten si Sulltan, permbi ligjin, permbi gjykatat. Ky eshte nje vend i lene qellimisht pa gjykata dhe i dhunuar ne shtetin e se drejtes. PD duhet te deklaroje haptaz se nuk ka integrim me Edi Ramen, se eshte tallje te flitet per plotesim kushtesh per integrim ne BE kur Edi Rama shperfilli ligjet, procedurat, dhe dhunoi te drejtat e njeriut.
6. Partia Demokratike duhet te jete me sistematike ne pune, te nxise raportimet periodike brenda dhe jashte vendit, dhe te kthehet tek kujtesa institucionale. Mjafton t’i kujtojme cdo Shqiptari apo diplomati (sado te kaparisur nga Rama-Balla-Agaci qofte) qe Komisioni Olldashi qysh para 17 vitesh depozitoi 35 akuza per korrupsion ndaj Edi Rames. Prokurori i Tiranes ia mbylli 18 ceshtje, por 17 te tjera jane ende aty (dhenie parash publike per dashnorin per pllaka trotuaresh me letra sikur trotuaret ishin nga 5 metra te gjera ndersa ne realitet si pasoje e ndertimeve te paligjshme te lejuara nga Rama trotuaret ishin vec nga 2 metra te gjera), pra mbi 50% e vleres se parave u perla. Nuk di kush po merret dhe sa seriozisht po merret me databazen e zezonave, por raporte te ketilla duhet te jene te shpeshta qe t’i tregohet gjithkujt fytyra e vertete e bandes ne pushtet.
7. Se fundi, perballje dhe protesta. Nuk ka rendesi o te behen masive ose hic. JO. Pune e madhe se lepiresit e pushtave te shtetit do perpiqen te sulmojne opoziten. Ne si njerez te lire do te perballemi se nuk pranojme kete rregjim hajdutesh! Kush te doje te bashkohet. Ne duhet te protestojme qe t’a kthejme Shqiperine nga nje sulltanat mes Evropes ne shinat e shtetit ligjor, duke u perpjekur qe femijet tane ishalla t’a shohin te ardhmen e tyre ne Shqiperi.