Maliqi: Situatë e rëndë në vend, kërkoj interpelancë me Ramën

465
Sigal

Deputeti Lefter Maliqi, tha se do të kërkojë interpelancë me kryeministrin Edi Rama për situatën e rënduar në vend.

Maliqi ishte i ftuar në studion e Report Tv, ku diskutoi në lidhje me zgjedhjet e parakohshme dhe operacionin “Forca e Ligjit”. Të dy e cilësuan si show dhe të panevojshme aktin normativ të qeverisë për krijimin e OFL, ndërsa ishin të ndarë në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Ky akt i bëri një sfumim SPAK dhe se tani gjithçka që vendoset është në dorën e Ministrit të Brendshëm. OFL ka marrë 20 veta nga forcat komando, duke ngatërruar ushtrinë me policinë e shtetit. Policia e Shtetit është kthyer në një polici politike”,-tha Maliqi.