Majlinda Bregu:“Qeveria e vendosur për referendumin nëse opozita nuk voton tre ligjet”

464
Sigal

  INTERVISTA/Majlinda Bregu, ministre e Integrimit në “Prizëm” në AS

 A.Furxhi:  Komisioneri Fule para dy ditësh përmes një deklarate të posaçme u shpreh  kundër referendumit për tre çështjet që nuk jep konsensus opozita si e priti qeveria?

M.Bregu: Në këtë rrugëtim të vështirë  kemi patur mbështetjen   vendeve anëtare, kemi patur mbështetjen e Komisionit Europian. Fatkeqësisht  ka ndodhur që me gjithë mbështetjen e vendeve anëtare, të Komisionit Europian,  për një proces, të cilin Shqipëria e ka marrë tërësisht si një proces të bazuar në meritë, nuk ka ndodhur kurrë, unë nuk e kam bërë personalisht nuk e kanë bërë sigurisht as kolegët e mi  dhe është  një qasje që kryeministri  Berisha e ka përcjell  me shumë maturi  ne nuk lutemi për atë ç’ka   nuk e meritojmë.

A.Furxhi; Si e pritët deklaratën e Fules?

M.Bregu: Dëmtuesit kryesorë në këtë proces jemi prapë ne shqiptarët dhe  pas tre vjetësh të një bllokimi  për çështje sikurse komisioneri Fule vetë e ka thënë edhe këtë radhë,

ku  interesat  partiake kanë  mbivendosur  interesin  kombëtar, pra interesi partiak në këtë rast i opozitës me çështje  të shpikura si  ajo e Qarkut të Fierit, për të vilat nuk besoj se keni dëgjuar më  që kur u vendos  pas Këshillit të dhjetorit  që nëse nuk plotësoheshin tre kushtet Shqipëria nuk mund të merrte statusin e vendit kandidat,  është harruar Qarku i Fierit në diskutimin politik të opozitës. Pas këtij bllokimi të gjatë prej tre vitesh ne sot për të mos lënë vendin peng të  papërgjegjshmërisë së opozitës që ka bllokuar jo njëherë jo herë as dy herë, por  tre herë këtë proces, diku me bojkot  Parlamenti, diku me dhunën,  diku me marrëdhënie të kushtëzuara dhe me mosvotim ligjesh,  kemi vendosur të shkojmë drejt referendumit. Për referendumi  nuk është çështje kokëfortësia për ne është  për të pasur një zgjidhje alternative, për t’i hequr mundësinë opozitës për ta bllokuar gjithmonë këtë proces. Por ky referendum e keni dëgjuar edhe nga kryeministri, në rast se opozita ndërron mendje dhe kthehet në votimin e tre çështjeve, të cilat e mbajnë tashmë peng vendin  dhe nuk e lejojnë të procedoj më tej në ngjitjen e shkallares për anëtarësim në BE, ne jemi gati të  tërhiqemi nga referendumi.

A.Furxhi: Në rast se ajo nuk tërhiqet  do të vazhdoni?

M.Bregu: Në rast se opozita nuk tërhiqet në bazë të gjitha parashikimeve ligjore  ne votojmë për t’i hapur rrugë  të gjithë procedurave për të realizuar një referendum siç thotë ligji, jo 6 muaj para zgjedhjeve dhe jo tre muaj pas zgjedhjeve.

A.Furxhi:  Ndruhet qeveria se hyn në një lloj krize në marrëdhëniet me BE-në  duke qenë se,    Komisineri Fule është një zë i drejtpërdrejt?

M.Bregu: Komisioneri Fule është zë kryesor. Është pikërisht ai bashkë me Drejtorinë e Zgjerimit që njeh dhe ka identifikuar situatën dhe problematikën e Shqipërisë më mirë sesa vendet anëtare.  Është po ai që ka bërë thirrje herë pas here  për një  proces gjithëpërfshirës për votimin e ligjeve me konsensus dhe për të mos penguar vazhdimin e kësaj rruge.

A.Furxhi: Ai thotë që vendimi  i qeverisë është në kundërshtim me procesin e gjithëpërfshirjes?

M.Bregu: Është prapë komisioneri  që ka përsëritur herë pas here që duke qenë kaq afër është shumë keq   që sërish Shqipëria  humbet shansin e marrjes së  statusit të vendit kandidat. Unë besoj se,  politika shqiptare kemi një përgjegjësi shumë të madhe secili nga ne në jetën e përditshme, shumë gishta mund të drejtohen  tek politikanët, shumë batuta mund të thuhen  për politikanët, ne jemi njerëz që jemi votuar në këtë vend dhe ne kemi përgjegjësinë për të ndjekur interesin madhor të shqiptarëve. Nuk ka shqiptar sot  që të jetë  kundër anëtarësimit në BE, më shumë gjithëpërfshirës se vota e shqiptarëve mua nuk më duket se është gjithëpërfshirës vota e parlamentarëve

A.Furxhi:  Edhe pse komisioneri thotë kjo nuk është mënyra si ndërtohet konsensusi?

M.Bregu: E përsëris, edhe njëherë, kjo nuk është tekë e qeverisë, nëse opozita  vendos të votojë ne tërhiqemi nga referendumi.

A.Furxhi: Çfarë sigurie keni se KE do të jetë i kënaqur me rezultatin e referendumit, supozojmë se ai zhvillohet?

M.Bregu: Ky nuk është proces i një marrëdhënie të themi kthim –përgjigje; marr-jap dhe batuta të menjëhershme as me KE dhe as me vendet anëtare. ne kemi detyrimin për të plotësuar interesat e qytetarëve shqiptarë për anëtarësim në BE, KE dhe vendet anëtare monitorojnë këtë proces që ai të bëhet sipas detyrimeve të përcaktuara  pa shkelur interesin jetik të qytetarëve pa shkelur, konventat ndërkombëtare, pa shkelur të drejtat e njeriut pa shkelur pikërisht mbi ato parime që funksionin sot Europa. Unë nuk di që referendumi të quhet i jashtëligjshëm në ndonjë vemd europian apo dhe më tutje. Referendumi është jo vetëm një e drejtë kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, por është një element demokratik që ndodh në të gjithë botën.