Lëvizja Socialiste për Integrim sulmon kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke e akzuar për paracaktimin e kandidatëve përmes zarfave.
Në një kundërpërgjigje për reagimin e PD-së, LSI e quan Bashën “deputet”, ndërsa vlerëson procesin e prmareve të organizuar nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së.
Kujtojmë se ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha konfirmoi koalicionin me LSI për zgjedhjet e pjesshme vendore, me emrin “Shtëpia e Lirisë”.
Reagimi i LSI:
I tmerruar nga primaret e djeshme të jashtëzakonshme, deputeti Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh. Të gjithë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë.






















