Majko: Lë mandatin, nëse ndërkombëtarët emërojnë gjyqtarët!

422
Sigal

Deputeti i Parisë Socialiste, Pandeli Mako, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare, ka sfiduar me dorëzimin e mandatit të tij, nëse në draftin aktual të Reformës në Drejtësi, gjendet qoftë edhe një fjalë e vetme, që nënkupton prekje të sovranitetit të vendit nga ndërkombëtarët. “U tha këtu që kërkojmë të prekim sovranitetin, nëse ndërkombëtarët emërojnë gjyqtarët. Nuk qëndroj më në Kuvend, nëse ka një shkronjë që prek sovranitetin”, tha ai.
Kjo ishte hera e dytë në një periudhë të shkurtër kohore në seancën e sotme, që Majko doli në podium për të këmbëngulur: “gjyqtarët e prokurorët nuk do të emërohen nga ndërkombëtarët”.