Lulzim Basha takohet me pensionistët : Angazhim konkret, do rrisim pensionet jo më pak se 5 % në vit

190
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me dy pensionistë në Tiranë, ku u ka shpjeguar planin e PD për rritjen e pensioneve,

U takova sot me dy pensionistë në Tiranë, Gëzim dhe Lili Sula dhe bisedova me ta për vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë. Ata më shprehën trishtimin që pensionet e ulëta që marrin nuk i lejojnë të bëjnë një jetë normale. Ilaçet janë të shtrenjta, faturat e energjisë dhe ujit u përgjysmojnë pensionin, çmimet e ushqimeve janë rritur shumë. Për 8 vjet qeveria nuk ka menduar për të rritur pensionet e tyre.

Bashkë folëm dhe për programin ekonomik të PD. I njoha me angazhimin dhe punën tonë të gjatë për të hartuar programin, i cili do të rrisë pensionet me 2-fishin e normës së inflacionit, por jo më pak se 5% çdo vit.

I sigurova se nuk po dëgjojnë premtime boshe, por angazhime serioze të mbështetura në plane të hollësishme pune.

Për qytetarë si Lili dhe Gëzimi, Shqipëria do të fitojë në 25 prill.