Mashtrimi me naftën “falas” për fermerët

177
Sigal

Anëtari i Partisë Demokratike Jolio Dine duke iu referuar një studimi nje studimi të financuar nga BERZH dhe Qeveria Shqiptare shprehet se në Shqipëri janë 100.000 fermer që janë përfshirë në kultivimin e ullirit.

Sipas studimit ai thotë se rreth 70-80% e fermerëve kanë ullirin si kulturën bujqësore me të cilën sigurojnë të ardhurat për familjen e tyre.  Dine thotë se kjo kategori fermerësh janë përjashtuar nga qeveria në skemën e re të përfitimit të naftës për bujqesinë pa taksa.
Ai e ilustron edhe me tabela konkrete.

Foto e parë tregon listën e kulturave Bujqësore që përfshihen në skemën e përfimit të naftës ku përjashtohet ulliri.
Foto e dytë tregon një shembull aplikimi ku rezulton se parcelat e mbjell me ullinj janë përjashtuar nga përfitimi i naftës pa taksa.