Luçiano Boçi: Rama u lëshoi policët qytetarëve për t’u vënë gjoba, ministresha argëtohet me të rinjtë e FRESSH

209
Sigal

Pa fotove të publikuara në rrjetet sociale ku shihet ministrja Kushi, duke zhvilluar një lojë vollejbolli pa respektuar asnjë nga masat anti-Covid, ka reaguar dhe deputeti i PD-së, Luçiano Boçi.

Reagimi i tij i plotë: 

Rama “u hap” sot se do shtrëngonte masat ndaj shkelsëve të masave anti-covid.
Policët iu turrën qytetarëve.
Ndërsa ministresha e Ramës argëtohet me të rinjtë e FRESSH, në ambjente të mbyllura, duke luajtur top. Si Rama, më pas, për karshillëk “hapen” në instagram.
Evis Kushi harron se ka nxjerrë vetë urdhër që ora e fiskulturës të mos bëhet në palestër. Jo vetëm harron, por dhe e shkel vetë urdhërin e vet.
Thua të jetë vetëm paaftësi?!
Nuk besoj.
Jo vetëm kaq!
Ministrja bën aktivitet politik në ambjentet shkollore.
Ndërkohë që njerëzit e thjeshtë kripen me gjoba a do e gjobisë Rama Kushin?!
Po KQZ?!