Lubonja: Rama e pranoi opozitën si lojtar, duhet të zbatojë rregullat e lojës

54

Kodi zgjedhor, konsensusi në këshillin politik, kërkesat e opozitës parlamentare dhe në fund zgjedhjet e ardhshme janë disa nga temat më të nxehta të aktualitetit politik. Duke iu referuar kërkesës së një pjese të deputetëve të opozitës parlamentare për pragun zgjedhor në 2%, Lubonja u kthye në marrëveshjen e bërë në Këshillin Politik për reformën zgjedhore. Ai tha se u mbyll një marrëveshje me rregulla loje, dhe në momentin që Rama pranoi opozitën jashtëparlamentare si lojtar, duhet të zbatojë rregullat e lojës. “Në 5 qershor u mbyll një marrëveshje që përcaktonte rregulla loje. Ata që luajnë, përcaktojnë rregullat. Ne nuk i kishim të pranuara dhe ata u ulën i pranuan. Ky është minimumi, në lojë jemi të barabartë. Siç ndodh në Shqipëri, ne nuk është se duam arbitër, duam të jemi dhe lojtarë dhe arbitër. Kush është më i forti, bën dhe arbitrin, kështu ka ndodhur. Për mendimin tim, Edi Rama ose kishte që më përpara një plan… dhe me sa mbaj mend pak ditë më përpara, problemi më i madh ishte ai i numëruesve dhe kjo ishte nga ana e maxhorancës sepse sipas të gjitha gjasave duke i kontrolluar nuk do të ishin të pavarur… Loja këtu është që kush hyn në lojë, hyn duke pas blerë arbitrin ose duke pas me vete arbitrin dhe rregullat e lojës. Problemi thelbësor është këtu që edhe nëse ti mendon se duhet të bësh një ndryshim kushtetues që mendon se prek interesat e grupeve të tjera, përderisa e pranove që opozita joparlamentare është faktor, e pranon si lojtar me të cilën ulesh në tryezë parimisht duhet ta respektosh edhe tek ndryshimet kushtetuese, jo këta që s’kanë as parti, as dinë çfarë pragu kanë, vetëm po të kandidojnë me PS. Këta bishtat e Ramës nuk mjaftojnë, ose luaje lojën fair ose… Ky i thotë ndërkombëtarëve unë e miratova atë marrëveshje, por do bëj ca ndryshime kushtetuese që s’ka lidhje me të”, deklaroi Lubonja.