Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin/ Kamioni dëmton rëndë makinën

42

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë pasdite në aksin Elbasan-Peqin në kryqëzimin e fshatit Papër. Një kamion është përplasur me një automjet, duke e dëmtuar rëndë. Automjeti i tipit “Lancia Musa” me targa AA 151 SR është dëmtuar në pjesën e djathtë dhe të përparme të tij, kurse targa e kamionit nuk shikohet pasi ka rënë nga përplasja. Për fat të mirë nga ky aksident nuk ka persona të lënduar.