Luan Rama: Prokuroria t’u tregojë shqiptarëve se çfarë shkaqesh po heton lidhur me tërmetin e 26 nëntorit

446
Sigal

Zëvendës Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama në një deklaratë për mediat theksoi se LSI-së kërkon menjëherë përgjigje publike nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me hetimet që po nëm ajo për tërmetin e 26 nëntorit.

Luan Rama Konferencë per shtyp nga selia e LSI-së

Luan Rama Konferencë per shtyp nga selia e LSI-së

Gepostet von Lëvizja Socialiste për Integrim am Dienstag, 3. Dezember 2019

THIRRJA PËR PROKURORINË

Në emër të Lëvizjes Socialiste Për Integrim përgjigje publike për të informuar qytetarët e vendit nga ana e Prokurorisë së Shtetit, më konkretisht është detyrim kushtetues përveç se detyrim moral, është detyrim ligjor përveç se detyrim njerëzor që Prokuroria të informojë madje menjëherë, se çfarë ka bërë organi që përfaqëson akuzën dhe hetimin në emër të shtetit në lidhje me tërmetin e 21 shtatorit që ishte parathënia dhe paralajmërimi I asaj që ndodhi në 26 nëntor.

Pra më konkretisht, pyetja për Prokurorinë është, a ka hetuar organi i Prokurorisë në lidhje me shkaqet, faktorët dhe përgjegjësitë institucionale dhe individuale të pasojave të tërmetit të 21 shtatorit, dhe nëse ka hetuar çfarë ka konkluduar grupi hetimor.

Duhet të informohej Prokuroria se kush ishte përbërja e grupit hetimor?

Cilët kanë qenë prokurorët që kanë hetuar tërmetin e 21 shtatorit? Cilët janë personat përgjegjës?

Çfarë ka konkluduar Prokuroria?

Çfarë masash ka propozuar Prokuroria?

Cilat kanë qenë veprimet ligjore që imponojnë Prokurorinë të sillet në zbatim të kodit të procedurës penalë në rastin e tërmetit të 21 shtatorit.

A ka konstatuar Prokuroria mosveprim të strukturave shtetërore dhe të titullarëve përgjegjës të tyre sepse është thënë zyrtarisht në njoftimin publik dhe zyrtar nga ana e ministres së Mbrojtjes se janë dëmtuar apo janë shpallur të pavlefshme për të banuar 960 objekte në tërmetin e 21 shtatorit.

Çfarë është bërë me këto objekte? A është bërë analiza e tyre? A janë evakuuar banorët që banonin në to dhe si konkluzion i kësaj, cili ka qenë përfundimi i Prokurorisë në raport me tërmetin e 21 shtatorit sepse është thënë dje zyrtarisht nga organi i akuzës që ka nisur hetimi për shkaqet dhe pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Natyrisht është në përmbushje të detyrës së vet dhe unë nuk e di nëse Prokuroria është aktivizuar pasi u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare apo e ka nisur punën e vet që në mëngjesin e 26 nëntorit, pra menjëherë sapo ra tërmeti dhe sapo u shfaqën pasojat e para të dëmeve të tij. Por lind një problem tjetër që duhet ti japë përgjigje menjëherë organi i akuzës sepse dje gjatë gjithë ditës kryeministri i vendit ka urdhëruar evakuimin, grumbullimin dhe transferimin e inerteve të mbetura nga shembjet e godinave nga vendi i ngjarjes që në kuptimin ligjor është një skenë krimi drejt një destinacioni tjetër.

A e ka autorizuar Prokuroria prishjen e atyre rrënojave apo godinave të mbetura dhe a i ka administruar Prokuroria të gjitha këto vende ngjarjeje si skena, si vende krimi dhe cili është qëndrimi i Prokurorisë

Qëndrimi i Prokurorisë në lidhje me këtë. A ka nisur analiza e përbërjes së strukturave, me të cilat kanë qenë ndërtuar objektet që janë shembur apo që janë rrënuar apo të tjerat që janë të dëmtuara në proces.

Pra është një mori pyetjesh, ndaj të cilave Prokuroria e shtetit është e detyruar të japë përgjigje, është e detyruar të informojë publikun, është e detyruar të përmbushë përgjegjësitë e veta me qëllim që dhembja dhe ngushëllimi i të gjithë njerëzve që humbën të dashurit e tyre nën rrënojat e krimit, të cilat kanë autor përgjegjës të mund të lehtësohet sadopak.

Prandaj mbi bazën e këtyre pyetjeve, ne dhe jo vetëm ne, por i gjithë opinioni publik shqiptar dhe në radhë të parë ata që kanë humbur të dashurit e tyre, ata që janë plagosur, ata që janë dëmtuar nga pasojat e tërmeteve presin përgjigje.

Zonja Prokurori e Republikës së Shqipërisë, Zonja titullare e Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë, të nderuar prokurorë që punoni në këtë institucion jepini përgjigje qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Çfarë keni bërë me tërmetin e 21 shtatorit që t’iu besojmë që do zbatoni ligjin dhe do të zbardhni të vërtetën duke identifikuar përgjegjësit dhe për t’i çuar ata përpara ligjit edhe me tërmetin e 26 nëntorit.