Zbulimi i madh/ Rama flet si gjinekolog: Trompoza nga kontraceptivët, jo nga “AstraZeneca”

210
Sigal

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shkodër ku ndoqi nga afër procesin e vaksinimit me “AstraZeneca” në ambjentet e shkollës Edith Durham.

Me mësuesit që vazhdojnë të kenë frikë nga vaksinimi, nxitur edhe nga lajmet në Europë ku nuk kanë munguar as viktima, kreu i qeverisë ka marrë për pak caste rolin e ekspertit shëndetësor.

Rama u tha mësuesve që ishin vaksinuar se, vaksinat e “AstraZeneca” që ka marrë Shqipëria janë seri tjetër nga ato që kanë pezulluar shtetet europiane, ndërsa shtoi se trombozat nuk kanë ardhur nga vaksinat por nga përdorimi në masë i kontraceptivëve.

Edi Rama: Plus që kanë dalë tani plot të dhëna edhe për ato…

Silva Bino: Efektet anësore

Edi RamaJo, jo. Kanë dalë të dhëna edhe për apat e parandalimit të rritjes së popullsisë.

Silva Bino: Ah, për kontraceptivët.

Edi Rama: Po pra, po

Silva BinoKontraceptivët dihet që shkaktojnë…

Edi Rama: Ka raste të jashtëzakonshme që janë…

Silva BinoTë rralla

Edi Rama: Por që nuk janë fare pjesë e problemit