Luan Rama: Ambasadori i OSBE-së, ushtar i Gramoz Ruçit

454
Konstituimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore, i kërkuar me domosdoshmëri nga të gjitha palët, nis me akuza dhe pakënaqësi të palëve 
Mbledhja e parë e Komisionit për Reformën Zgjedhore, ka marrë një përgjigje edhe nga nënkryetari i LSI-së Luan Rama, i cili nuk e ka parë aspak si veprim dinjitoz lëvizjen e kryer nga ambasadori i OSBE-së në vendin tonë. Në rrjetin social Facebook, ai shkruan se Shqipëria meriton zgjedhje sipas standardeve Evropiane të vendosura nga OSBE/ODIHR, ndërsa nuk lë pa sulmuar ambasadorin e OSBE, duke e cilësuar atë një ushtar të Gramoz Ruçit. Sipas tij, me mbledhjen e këtij komisioni le të shpresojmë që më në fund të realizohet një reformë reale. “Sot u mblodh për herë të parë komisioni parlamentar për reformën zgjedhore! Le të shpresojmë që më në fund do të realizohet një reformë reale, që zgjedhjet të garantojnë integritetin dhe barazinë e votës dhe që banditët të mos jenë më as pjesë, as prapavijë dhe as pararojë e politikës!

Shqipëria meriton zgjedhje sipas standardeve të OSBE/ODHIR-it, pavarësish se në mbledhjen e parë, ambasadori i OSBE-së u shfaq si ushtar i Gramozit! Për ta harruar atë skenë groteske, po rilexoj këtë fundjavë “Ushtarin e mirë Zhvejk””, shkruan Luan Rama.

Në mbledhjen e parë të Komisionit të Reformës Zgjedhore, nuk u dëgjuan qëndrimet e LSI për ndryshimet në ligjin elektoral. Pas fjalimit të përfaqësuesve të mazhorancës deputetët e PS dhe ambasadori i OSBE u larguan. Kjo ngjalli një “revolt” tek deputetët e LSI-së të cilët ishin përgatitur për të thënë fjalën e tyre lidhur me këtë reformë tepër të rëndësishme. Por në këtë mbledhje foli vetëm Gramoz Ruçi, i cili mbajti fjalën hyrëse. Ai foli për rëndësinë e procesit të zgjedhjeve. E konsideroi mbledhje e këtij komisioni një risi për përmirësimin e kuadrit ligjor zgjedhor. “Komisioni do të mbështetet jo vetëm tek rekomandimet e OSBE/ODIHR. Zgjedhjet e reforma zgjedhore kërkojnë vullnet politik, konsensus kjo ka filluar është pozitiv fakti që ky komision i kërkuar nga opozita në mënyrë konsensuale.”, tha Ruçi. Në mbledhjen për konstituimin e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, opozita përsëriti qëndrimin e saj se votimi dhe numërimi elektronik është e vetmja zgjidhje për të garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. “E fillojmë sot që nesër të mos thoni nuk kishte kohë, që të mos blihet vota, mos manipulohet vota. Sistemi të garantojë identifikimin biometrik, votimin dhe numërimin elektronik. Kjo duhet të jetë kryefjalë për të zgjidhur të gjitha problemet e tjera, përfshirë financimi dhe listat e zgjedhësve, apo votimi i emigrantëve që nuk do të jetë kurrë i suksesshëm nëse ne nuk garantojmë votimin e lirë dhe të ndershëm në Shqipëri”, deklaroi ai. tha Bylykbashi. Por Blendi Çuçi ka hedhur poshtë akuzat e opozitës, teksa deklaroi vullnetin e PS për adresimin e të gjitha problemeve që lidhen me zgjedhjet. “Qytetarët folën qartë, i dhanë PS një mandat të qartë qeverisës. Edhe ndërkombëtarët, folën qartë, para dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Shqiptarët vlerësuan marrëveshjen Rama-Basha. Para zgjedhjeve opozitës iu dha gjysma e qeverisjes. Sipas ndërkombëtarëve, zgjedhjet e fundit ishin më të qetat e mbajtura ndonjëherë dhe pavarësisht problemeve, ato nuk e delegjitimojnë legjitimitetin e mazhorancës. PS ka vullnet të qartë për adresimin e të gjitha problemeve që lidhen me zgjedhjet. PS ulet në këtë tryezë pa asnjë paragjykim apo parakusht të panegociueshëm. Nëse është e mundur aplikimi i teknologjisë në zgjedhje, ne jemi gati. Të vendosin ekspertët dhe partnerët e huaj”, deklaroi Blendi Çuçi. Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore do ketë 18 anëtarë, 9 nga maxhoranca dhe 9 nga opozita. Bashkëkryetar do jenë Bledi Çuçi nga PS dhe Oerd Bylykbashi nga PD.
Sigal