Spartak Ngjela: Politikanët që do të bllokohen nga Perëndimi

297
Ngjela: Goditja penale fillon nga mazhoranca

Politikani Spartak Ngjela u shpreh se goditja penale do të fillojë nga mazhoranca dhe do të vazhdojë në radhët e opozitës. “Shqipëria politike ka hyrë në një ankth tragjik dhe në një sjellje komike. Po, ende nuk po e kuptojnë dot këta pushtetarë të lartë të të dy krahëve se nuk kanë më të ardhme politikë në këtë vend? Duke mos dashur të kuptojnë këtë, bëhen qesharakë”, u shpreh Ngjela. Ai kujtoi edhe deklaratën e zyrtarit të lartë amerikan, Hoyt Brian Yee, ndërsa shtoi se nuk mund të ketë zgjedhje politike më në Shqipëri jashtë Reformës në Drejtësi. “Kanë shpresën se më të mund të krijojnë farsën për destabilizimin e vendit, me pretekstin e zgjedhjeve vendore dhe konfliktit mes vedit. Po ku keni kohë, o të mjerë, për këtë skemë prej banditësh! Dhe Rama po ia ushqen Saliut. Hajde kryeministër hajde! Se kuptohet që edhe Rama shpresën e destabilizimit të Saliut e ka”, tha Ngjela. Sipas tij, shumë shpejt, nëse Berisha, Rama, Basha e të tjerë nuk do tërhiqen nga bllokimi që duan t’i bëjnë Reformës në Drejtësi, nuk do të lejohen të udhëtojnë në asnjë vend perëndimor. “Këta, po të kenë pak mend, duhet të tërhiqen para marsit që po vjen. Duhet të fillojë ndëshkueshmëria e pushtetarëve në Shqipëri tha politikani i lartë amerikan. Dhe patjetër që do të fillojë. Kryeministri aktual, që po kërkon të fshehë frikën duke u mbështjellë më çitjane, i drejtohet Saliut me “kërcënim” që ky të akuzojë Ramën se po merr prokurorinë nën sundim. Dhe të mundësojë destabilizimin. Hajde fëmijë Hajde! Rrini të qetë që të dy: goditja penale do të fillojë nga maxhoranca që më pas të kalojë të opozita. Ende nuk e njihni këtë skemë? Prandaj Shqipëria dhe Shqiptarët kanë fituar. Boll vuajtën njëqind vjet nga hordhitë e korruptuara”, nënvizoi Ngjela.