Mbrëmjen e sotme, Kryetari i LSI Korçë, Petrika Mele ka postuar në rrjetet sociale një foto me të rinjtë e Korçës dhe thotë që këta të rinj energjikë të LSI do të sjellin ndryshim e madh në 25 prill.
“Korça ka nevojë për energjinë pozitive të të rinjve dhe jo oligarkinë. Ne do godasim monopolin klientelist dhe do e kthejmë Korçën tek rinia që e do vendin.”,- shprehet Mele në postimin e tij.
Postimi i tij i plotë:
Me të rinjtë energjikë të LSI, që do të sjellin ndryshim e madh në 25 Prill. Korça ka nevojë për energjinë pozitive të të rinjve dhe jo oligarkinë.
Ne do godasim monopolin klientelist dhe do e kthejmë Korçën tek rinia që e do vëndin.
#Korça_shtepia_juaj