Klajda Gjosha: LSI ka prioritet të saj taksimin e sheshtë 9% i cili i vjen në ndihmë biznesit dhe gjithë shtresës së mesme

220
Sigal

Ditën  e sotme, ish-ministrja e Integrimit dhe njëkohësisht kandidate për deputete e LSI në Qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha së bashku me kandidatin tjetër të LSI në këtë qark, Klevi Pojanën kanë zhvilluar takime me banorët e Njësisë nr.8 në Tiranë ku kanë informuat qytetarët mbi programin e LSI.

“Taksat e larta janë shqetësimi më i madh i qytetarëve dhe bizneseve. LSI ka prioritet të saj taksimin e sheshtë 9% i cili i vjen në ndihmë biznesit dhe gjith shtresës së mesme e cila është ajo që sot punon më shumë dhe paguan më shumë”,- shprehet Gjosha në një postim të sajin të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i saj i plotë:

Sot në Njesinë 8 të Tiranës me Klevi Pojanën dhe Erjon Xhafa për ti informuar qytetarët mbi programin e LSI
Taksat e larta janë shqetësimi më i madh i qytetarëve dhe bizneseve
LSI ka prioritet të saj taksimin e sheshtë 9% i cili i vjen në ndihmë biznesit dhe gjith shtresës së mesme e cila është ajo që sot punon më shumë dhe paguan më shumë
#LSI
#KlajdaGjosha