Skanadali me bonot e qirave/ Provohet abuzimi i qeverisë, shpërblen me pagesa qiraje militantët dhe ish komisionerët e qendrave të votimit

445
Sigal

SKANDAL! Provohet abuzimi i qeverisë me bonuset e qerave për tërmetin. Shpërblejnë komisionerët e votimeve

Partia Demokratike publikon disa të dhëna, ku bëhet fjalë për abuzimet nga qeveria me bonueset e qirave për tërmetin. Denoncimi i PD: Bashkia e Durrësit publikoi pak ditë më parë familjet që përfitojnë bonuset e qerasë për shkak të dëmtimeve të shtëpive të tyre pas tërmetit të 26 nëntorit. Në media janë publikuar shpesh herë akuzat e banorëve të Durrësit dhe zonave përreth, më të godituart ga tërmeti, se qeveria po i diskriminon ata banorë që njihen si kundërshtarë politikë, duke favorizuar deri në abuzim militantët e saj. Një rast i tillë është provuar me Manzën. Ajo është një nga zonat më të godituar nga tërmeti, por shumë banorë vazhdojnë të flenë në çadra, ndërsa drejtuesit socialistë zhvasin bonuset e qerasë që nuk u takojnë. Për Manzën janë dhënë 7 bonuse qeraje, 3 prej të cilave janë për familjen e Kryetarit të Partisë Socialiste të fshatit Radë, Armand Basha. Ai është njëkohësisht shpërndarës i ndihmave në Manzë dhe pronar i firmës së ndërtimit “Armandi shpk.”. Siç tregon dokumenti, bonus qeraje ka përfituar edhe babai i Kryetarit të PS, Hysni Basha, edhe ky ndërtues dhe gjyshi i Kryetarit të PS, Murat Basha. Të tre këta jetojnë në një shtëpi, por paratë për qeranë e kanë marrë sikur të jetonin të ndarë për arsyen e vetme se drejtojnë Partinë Socialiste në zonën e Manzës.Edhe në minibashkinë numër 1 në Tiranë po ndiqen të njëjtat kritere, duke shpërmbyer me bonus qiraje militantët dhe komisionerët e qendrave të votimit që “kontribuan” në 30 qershor në fitoren moniste të Rilindjes.