LSI kërkesë Kuvendit: Duam që Vasili, Xhixho dhe Çela të jenë pjesë e komisioneve parlamentare

192
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon të jetë pjesë e komisioneve parlamentare. Nga katër deputetë që ka LSI, tre prej tyre kërkojnë të jenë anëtarë të komisioneve.

Në kërkesat për kryetaren e Kuvendit, theksohet se përveç pranisë në komisione kërkohet dhe që deputetët e LSI të jenë pjesë e delegacioneve të përhershme.

Vasili kërkon të jetë anëtar i Komisionit të Shëndetësisë dhe Ligjeve. Xhixho anëtare e Komisionit të Ligjeve, Integrimi dhe Edukimi e Mjetet e Informimit Publik, kurse Agron Çela kërkon të jetë anëtar i Komisionit të Sigurisë.

Ndërkohë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi që është dhe deputete në Kuvend nuk ka preferuar të jetë anëtare e ndonjë komisioni.