Po dhunonte bashkëshorten, arrestohet 39-vjeçari në Babrru, sekuestrohet automatik dhe armë gjahu

302
Sigal

Policia ka arrestuar një 39-vjeçar në zonën e Babrrusë në Tiranë.

Sipas uniformave blu, pasi kanë marrë njoftimin se po ushtronte dhunë ndaj gruas në banesë, kanë shkuar menjëherë dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e krimit duke bërë arrestimin e autorit Algert Seda.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një automatik dhe një armë zjarri gjahu dhe 65 fishekë gjuetie.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja për jetën në familje.

Vihet në pranga një 39-vjeçar që posedonte pa leje armë zjarri dhe municion luftarak.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik, një armë gjahu dhe 96 fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se në Babrru, në një familje, një shtetas po ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë veprimeve të shpejta parandaluan përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, duke bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasit Algert Seda.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri gjahu dhe 65 fishekë gjuetie.