Petrit Vasili takim me banorët në Himarë: Tre mandate për LSI-në të vulosura në Vlorë

180
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ndodhet në Vlorë, atje ku së bashku me kandidatin e LSI-së për deputet në këtë qark, Dhimitraq Lapa, vizituan bregdetin himariot.

Nëpërmjet një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale ku publikon dhe pamje nga takimet e zhvilluara në Himarë, Vasili shprehet se tre mandatet e LSI-së të vulosura për Vlorën përfaqësojnë Bregdetin siç e meriton!

“Në Bregdetin Himariot, në Piluri me djalin e shkëlqyer të vendit, Dhimitraq Lapa, që me integritetin, patriotizmin dhe shpirtin e madh është fituesi i padiskutueshëm në bregdet. Asnjë batakçi i rilindjes nuk ja del dot të mashtrojë bregdetasit e mençur dhe patriotë të shquar. Tre mandatet e LSI-së të vulosura për Vlorën përfaqësojnë Bregdetin siç e meriton!”,- shprehet Vasili.