Ibrahimoviç në telashe, rrezikon 3 vite pezullim, shkaku: Aksioner te kompania e basteve

191
Sigal

Zlatan Ibrahimoviç është në telashe të mëdha. Suedezi rezulton të jetë një nga aksionerët e një kompanie bastesh dhe për këtë futbollisti që luan me ekipin e Milanit rrezikon të pezullohet.

Sipas gazetës suedeze Aftonbladet, ndërmarrja publike e Ibrahimoviçit, Unknown AB, zotëron 10% të Bethard, një kompani bastesh me qendër në Maltë. Kodi i Etikës i FIFA-s dhe rregulloret e UEFA-s ndalojnë që një lojtar të ketë interes në fushën e basteve. Për këtë, Zlatan do të rrezikonte një pezullim maksimal prej tre vjetësh.

Përfshirja u konfirmua si nga CEO i Bethard, Erik Skarp, dhe nga Zyra e Regjistrimit të Kompanisë Malta, sipas së cilës Unknown AB ka një të dhjetën e aksioneve të Gameday Group PLC, i cili është aksioneri i vetëm i Bethard. Nëse këto shifra do të konfirmoheshin, kompania e Ibrahimoviç do të ishte pronari i katërt më i madh për nga numri i aksioneve.

Zlatan ka qenë në kompaninë e basteve që nga viti 2018, prandaj ai nuk do të ishte në gjendje të merrte pjesë në Kupën e Botës në Rusi nëse nuk do t’i jepte lamtumirën e tij (të përkohshme) kombëtares suedeze. Në vendin e tij të lindjes, ky konflikt interesi është i njohur tashmë prej vitesh, por situata  doli në sipërfaqe me kthimin e Ibras në ekipin kombëtar. Bethard, në fakt, ka ofruar bast për dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës të ardhshme të luajtur muajin e kaluar nga Suedia kundër Gjeorgjisë dhe Kosovës, një ndeshje në të cilën Ibra u kthye për të veshur fanellën e kombit të tij.