LSI informon ambasadorin Zingraf për shkeljet e Qeverisë dhe Bashkisë gjatë procesit zgjedhor në Durrës

83
Sigal

Gjatë ditës së sotme ekipi drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës zhvilloi një takim në zyrën qendrore të LSI Durrës me Ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri SH. T. Z. Peter Zingraf.

Drejtuesja politike e LSI-së në Durrës, Elona Guri, në një njoftim të shkurtër përmes rrjeteve sociale ku dhe publikoi pamje nga takimi, bën me dije se temë e bisedës së zhvilluar me shefin e diplomacisë gjermane në vendin tonë ishin problematikat e hasura mbi procesin zgjedhor.

Guri njofton gjithashtu, se ambasadorit Zingraf i janë vënë në dispozicion dhe informacione dhe provat e strukturave të LSI-së mbi shumë çështje shqetësuese mbi këtë proces nga ana e pushtetit qendror dhe vendor, dhe faktorëve të tjerë.

“Sot (dje) Ekipi Drejtues i LSI Durrës zhvilloi një takim në zyrën qendrore të LSI Durrës me Ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri SH. T. Z. Peter Zingraf ku u diskutua mbi procesin zgjedhor dhe ndamë informacionet dhe provat tona mbi shumë çështje shqetësuese mbi këtë proces nga ana e pushtetit qendror dhe vendor, dhe faktorëve të tjerë”, shprehet në njoftimin e saj përmes rrjeteve sociale, drejtuesja politike e LSI-së në Qarkun e Durrësit, Elona Guri, e cila njëherësh është dhe kryesuesja e listës së kandidatëve të LSI-së për deputetë në këtë qark.