LSI Elbasan, Ermir Gjinishi: 25 prill është dita e ndryshimit të madh. Ti themi jo varfërisë, papunësisë dhe ikjes së rinisë

394
Sigal

Ditën e sotme, kandidati për deputet i LSI në Qarkun e Elbasanit, Ermir Gjinishi në kuadër të fushatës elektorale ka vazhduar takimet me banorët e zonës së Belshit,  nga ku tha se 25 prilli është dita e ndryshimit të madh.

“Jo me pushtetarë që grabisin popullin! Ti themi jo varfërisë, papunësisë dhe ikjes së rinisë.”,- shprehet Gjinishi më tej në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i tij i plotë:

Në Belsh me ekipin kampion!
Faleminderit për mbështetjen!
25 Prill është dita e ndryshimit të madh!
Jo me pushtetarë që grabisin popullin!
Ti themi jo varfërisë, papunësisë dhe ikjes së rinisë.
#Belshi shtëpia juaj.