LSI gozhdon me fakte Bashën

Monika Kryemadhi

Kryemadhi: Si na mashtroi Basha me PPE dhe kancelaren Merkel për djegien e mandateve. Vasili: Basha e refuzoi koalicionin opozitar. Xhixho: Pa votat tona, nuk bëheshe kurr kryebashkiak

Si na mashtroi Lulzim Basha

NOA

Monika Kryemadhi, Kryetare e LSI

Monika Kryemadhi rrëfen për herë të parë si shkoi opozita te djegia e mandateve parlamentare 2 vite më parë, një vendim ekstrem dhe i paprecedentë në politikën shqiptare. Kryetarja e LSI zbuloi mbrëmjen e sotme(djeshme) se Partia Demokratike i kishte premtuar se “Kancelarja gjermane Angela Merkel, dhe Partia Popullore Evropiane, do të përshëndeste vendimin e opozitës për djegien e mandateve”. Premtimi iu është bërë aleatëve, sipas Monika Kryemadhit, nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili i bindi ata që të shkonin drejt aktit ekstrem, me premtimin e rremë se kishte mbështetje ndërkombëtare.

Reagimin e saj Kryemadhi e bëri në kundërpërgjigje ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili tha në emisionin “Open” se PD-ja i ofroi LSI-së 15 mandate të sigurta për t’u futur në një listë të përbashkët në zgjedhje, por që sipas tij kishin refuzuar me idenë se do të merrnin 34 mandate të vetëm. “Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerëzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij”, thuhet në reagimin e Kryemadhit.

 

 

Nuk pasur një propozim zyrtar nga partia e Lulzim Bashës për mandate

Petrit Vasili, nënkryetar i LSI

Mediave shqiptare e rrugëve janë lëshuar thashethemaxhinj e zëdhënës të pazarit Rama-Basha për të përzierë e për të fshehur e për të krijuar alibi për këtë pazar, e duke dashur të zënë me gojë dhe LSI. Në respekt të qytetarëve, mijëra qytetarëve opozitarë të cilët me ndershmëri deshën ndryshimin është momenti për të thënë të vërtetat e mëdha siç janë e për të mos heshtur më. E vërteta e madhe është që s’ka pasur kurrë qoftë dhe një propozim të vetëm zyrtar nga partia e Lulzim Bashës për mandate, për numra mandatesh e gjëra të kësaj natyre. Anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike janë aty, anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë aty, le të thonë a kanë parë ndonjë propozim të tillë? E nëse ka një propozim të tillë zyrtar, këtë dokument le t’ja vënë në dispozicion mediave shqiptare që ta njohin por një dokument i tillë nuk ekziston dhe faqja e zezë për ata që mashtrojnë pasi kanë shitur interesat e opozitës ditën për diell.

Së dyti, një vendim shumë i rëndësishëm dhe shumë i rëndë siç qe djegia e mandateve ndodhi dhe LSI e mbështeti këtë vendim pas garancive mashtruese të mëdha për të ashtuquajturin plan gjerman për zgjedhje të parakohshme të paraqitur nga Lulzim Basha si një garanci totale për realizimin e këtij plani. Por cila ishte e vërteta? Ky plan kishte vetëm garancinë e Edi Ramës për vazhdimin e kapjes së shtetit dhe në radhë për kapjen e pushtetit legjislativ dhe parlamentit shqiptar. Pra, e gjithë kjo aferë ishte thjesht dhe vetëm një mashtrim i poshtër. Bojkotimi i pushtetit lokal, mbështetëm këtë veprim politik, se sërish u vu në tavolinë që plani gjerman vazhdon për zgjedhje të parakohshme dhe garancitë janë të mëdha. Në fakt ishte sërish një mashtrim tjetër i poshtër. Ky plan kishte vetëm miratimin e Edi Ramës dhe të asnjë ndërkombëtari në funksion të kapjes së pushtetit të fundit nga Edi Rama që ishte pushteti lokal. Dhe këtu LSI përveçse mbështetjes luajale nuk bëri asgjë tjetër, ndërkohë që mashtruesit e planit Basha-Rama u vunë në funksionim të dorëzimit të të gjitha llojeve të pushteteve në Shqipëri e për të realizuar kapjen totale të shtetit në grusht në shkëmbim të interesave financiare tepër të rënda dhe të rëndësishme reciproke të të dyja palëve në këtë pazar.

Së treti, a ka pasur dakordësi me PD? Po, ka pasur dakordësi për të zhvilluar fushatë të përbashkët në funksion të maksimizimit të rezultatit të opozites në çdo qark të vendit. Kurrë nuk ndodhi, u sabotua, u refuzua me të gjitha mjetet dhe format nga Lulzim Basha i cili refuzoi dhe nuk mori pjesë as në takimin përfundimtar mbyllës të LSI sepse axhenda Rama-Basha përcaktonte vetëm një objektiv, dëmtimin, izolimin dhe shkatërrimin me çdo kusht të LSI e cila ishte problem më i madh lidhur me këtë pazar dysh, sepse luajaliteti dhe principialiteti i LSI ishte pasqyra ku shikohej qartë fytyra e tmerrshme dhe e shtrembër e këtij pazari. është fare e qartë që dhe brenda fushatës elektorale që ndërkohe LSI bënte denoncime shumë të rënda si denoncimi i shekullit për inceneratorët, pikërisht në ato moment me institim dhe me të gjithë fuqinë Lulzim Basha shfaqej live, pengonte transmetimin e këtyre denoncimeve shumë të rënda për afera qindra milionëshe dhe kurrë nuk i mbështeti ato, megjithëse ishin vërtet denoncime që hidhnin në erë të gjithë fytyrën e vërtetë të Edi Ramës, por mbrojtësi i krahut tjetër i siguronte garancinë që të mos bjeri në sy të zhbëheshin dhe të shuheshinËshtë e qartë për këdo, që raporti ynë ka qenë shumë i ndershëm dhe ka pasur vetëm një qellim, maksimalizimin fitoren e opozitës me çdo kusht kundër Edi Ramës. Duke bërë çdo sakrificë, të gjithë e mbajnë mend mësë miri, që në funksion të kësaj sakrifice, pjesëmarrja e LSI si një nga kontributorët kryesorë dhe më të rëndësishëm si partia dytë më e madhe e opozitës ishte prezente në të gjitha mitigjet më të mëdha që opozita zhvilloi, ju e dini që në funksion të zemërgjerësisë dhe luajalitetit, Lulzim Basha ishte ai që mbante fjalimet në mënyrë të vazhdueshme dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur vetëm një herë të vetëm, pikërisht në funksion të bashkëpunimit politik në emër të së mirës së madhe, pra të fitores së opozitës, jo të shitjes së opozitës.

Njëherazi, ju të gjithë kujtoni që në të gjitha llojet e aktiviteteve LSI ka nënshkruar marrëveshje me ndershmëri hapur, siç që marrëveshja e vitit 2019 apo marrëveshja e 1 marsit para elektorale në vitin 2021, vetëm dy muaj e pak përpara zgjedhjeve. LSI ka qenë parti e kartave të hapura, kartave në tavolinë dhe e bashkëpunimit të ndershëm. Dhe kurrë e pazareve të cilat janë të qarta sot në sy të gjithë shqiptarëve e që vazhdojnë dhe kanë krijuar këtë situatë më të rëndën që Shqipëria ka prodhuar ndonjë gjatë gjithë pluralizmit. LSI do të vazhdojë e palëkundur të godase me çdo mjet e formë për çlirimin e shtetit nga kapja. Kapjen, që kjo dyshe bëri të pamundur që të realizonte në të gjitha komponentët e saj.. Kjo foltore do të jetë foltorja e denoncimit të pakompromis të çdo afere korruptive siç kemi bërë dhe do të bëjmë. Sepse për fat të keq pazaret majtas djathas, pra Rama-Basha për fat të keq kanë dominuar skenën dhe për dëmin e qytetarëve të mijëra demokratëve dhe LSI vetë të cilët u futën në garë për të rrëzuar Ramën dhe jo për ta ndihmuar dhe mbajtur në pushtet siç ka bërë kryetari i PD.

Tre çelesat e fitores të z.Basha në Bashkinë e Tiranës në 2011

Erisa Xhixho, Deputete

Deputetja e LSI Erisa Xhixho ka reaguar pas deklaratës mediokre të Bashës se ka fituar Bashkinë e Tiranës sepse nuk mbajti larg fushatës elektorale ish-kryemisnitrin Sali Berisha. Xhixho ka radhitur ‘tre çelësat e fitores së Bashës në Bashkinë e Tiranës në 2011, ku sipas saj janë janë vota që ai nuk i ka merituar asnjëherë

Tre celsat e “fitores” se Lulushit ne Tirane me 10 vota ” diferencë”.

Në  14 maj 2011 u zhvilluan zgjedhjet per Kryebashkiak ne Kryeqytet ku Basha ja mor me “diference”10 vota :

  1. Ishin 23 mije votat e LSI, qw Basha kurre nuk i  meritoi.
  2. Ishin 1500 votat qe Partia Komuniste dhe kandidati i saj Hysni Milloshi ia hoqi Edi Rames si aleat i LSI dhe i regjistruar prej saj.
  3. Ishin 50 votat qe ti mbrojti me thonj Arben Ristani si kryetar i KQZ.

Perfundimisht, mbetesh humbës recidivist….bashkë me zgjedhjet e 2015, 2017, 2019, 2021…