Denoncimi/ “Narkopolicia e Ramës arreston nënkryetarin e PD-së, Dibër”

532
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar arrestimin e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Ilir Hysa, të asaj që ai e cilëson si Narkopolicia e Shtetit.

“Terror politik nga narkopolicia ndaj opozitarëve!

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë dhunë policeske iu bëj thirrje qytetarëve të vazhdojmë betejën deri në fitoren e plotë. Rama ik!Fitore!

Vazhdojnë arrestimet politike të opozitës.

Sot policia politike e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt ka arrestuar N/kryetarin e Partisë Demokratike, Ilir Hysa vetëm pse mori pjesë në protestë.

U bëjmë thirrje drejtuesve të policisë së Dibrës të mos provokojnë Dibranët, të ndalojnë urgjentisht dhunën dhe represionin ndaj Demokratëve.

Policia është institucion në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të Rilindjes.”, shkruan Berisha