LSI Elbasan, Altin Toska: Uragani i ndryshimit dhe shpresës po rritet dita ditës

205
Sigal

Ditën e sotme, kandidati i LSI në Elbasan, Altin Toska ka zhvilluar takime me banorë të zonës së Shpatit në Elbasan. Në një postim në Faceboo, Toska shprehet se uragani i ndryshimit po rritet dhe se qeverisja do t’i kthehet popullit për 23 ditë.

“Uragani i ndryshimit dhe shpresës po rritet dita ditës! Çdo ditë në sytë e njerëzve shohim zhgënjim nga keqqeverisja dhe premtimet boshe por gjithashtu dhe shpresë për kthesën e 25 Prillit që po vjen”,- shkruan Toska në një postim të tijin të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i tij i plotë: 

Uragani i ndryshimit dhe shpresës po rritet dita ditës!
Çdo ditë në sytë e njerëzve shohim zhgënjim nga keqqeverisja dhe premtimet boshe por gjithashtu dhe shpresë për kthesën e 25 Prillit që po vjen.Vota e njerëzve fisnik të Shpatit do jetë një grusht i hekurt që do të shemb kështjellën propagandistike të rilindjes, dhe do i hapi rrugën e ndërtimit të jetës së re këtu në Shpat, në Shqipëri, në shtëpinë tonë!
Për 23 ditë qeverisja do ti kthehet popullit.
#Voto6LSI#Voto2AltinToska #ShqipëriaShtëpiaJuaj