LSI Durrës: Shembull i jashtëzakonshëm liridashjeje dhe krenarie kombëtare

124
Sigal

Në kuadër të 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, LSI Durrës uron popullin e Kosovës për këtë ditë të veçantë.

“Në emër të banorëve të Durrësit shprehim mirënjohjen e thellë që vetëm pak orë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, Ushtria e Kosovës arriti e para në ndihmë të banorëve të zënë nën gërmadha dhe të atyre që u ndodhën të pastrehë.”, – thuhet në postimin e tyre.


Postimi i plotë:

13 vite Pavarësi. Gëzuar Kosovë
Shembull i jashtëzakonshëm liridashje dhe krenarie kombëtare. Shembull për konsolidimin e demokracisë dhe mirëfunksionimin e institucioneve. Për maturinë politike dhe model i zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Në emër të banorëve të Durrësit shprehim mirënjohjen e thellë që vetëm pak orë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, Ushtria e Kosovës arriti e para në ndihmë të banorëve të zënë nën gërmadha dhe të atyre që u ndodhën të pastrehë.
Urime dhe faleminderit Kosovë
LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI