Petrit Vasili: Edhe djathi shitet me doreza, ndërsa vaksinimi sipas Ramës bëhet pa doreza

146
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka publikuar disa foto për të treguar pakujdesinë e stafit mjekësor që kryen vaksinimin në Shkodër.

Në foto duket që vaksinimi i mjekëve bëhet pa doreza, një procedurë e thjeshtë që përdoret edhe për të bërë një gjilpërë të thjeshtë.

“Edhe djathi shitet me doreza, ndërsa vaksinimi sipas Ramës bëhet pa doreza!“- shkruan Petrit Vasili në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Reagimin i tij i plotë :

Edi Ramen vete e vaksinojnë me doreza, ndërsa mjeket ne Shkodër pa doreza.

Edi Rama ka rendësi, ndërsa mjeket nuk kane asnjë rëndësi.

Edhe djathi shitet me doreza, ndërsa sipas Edi Rames procedura mjekësore e vaksinimit te mjekeve mund te behet pa doreza.

I mbyten njerëzit me mijëra gjoba për maskat dhe nga ana tjetër vaksinojnë pa doreza.

Ja shikoni se si vaksinohen Presidenti i SHBA Byden, Zv.Presidentja Kamala Harris apo Anthony Fauci një nga imunologët me te mëdhenj ne bote.