Yjet e “Games of Thrones” bëhen prindër për herë të parë

155
Sigal

Yjet e “Games of Thrones”, Rose Leslie dhe Kit Harington janë bërë prindër për herë të parë. Dyshja e aktorëve të njohur, që konfirmuan lajmin e ëmbël në shtator, u fotografuan në Londër të martën me fëmijën e tyre në krahë. Përfaqësuesi i Harington konfirmoi për “Page Six” se çifti mirëpriti një djalë dhe janë “shumë, shumë të lumtur.”Ata kanë qëndruar larg vëmendjes së publikut, që kur konfirmuan se Rose ishte shtatzënë përmes një fotosesioni në shtator të vitit që lamë pas. Në tetor 2020, Rose u shpreh se ishte e emocionuar që priste fëmijën e saj të parë.

Duke folur për New York Post , ajo tha: “Jam e lumtur. Mezi pres të takoj anëtarin e ri të familjes tonë”.