Qytetarët në rrethe “dynden” në tregje e markete, nuk respektohen rregullat e distancës, pa masaka

311
Sigal

Me ndryshimin e orareve të lëvizjes gjatë “shtetrrethimit” qytetarët kanë nisur ta organizojnë ditën për të mbaruar çdo punë që kanë jashtë shtëpisë në orët e para të ditës.

Ashtu si në Tiranë, edhe në rrethe njerëzit po mundohen të bëjnë pazaret që herët në mëngjes për të zbatuar fashën e ndalimit.

Në Librazhd qytetarët kanë nisur me pazaret në mëngjes ndërsa administrata që herët në mëngjes ka hapur dyert për shërbimet e qytetarëve. Edhe pse koha këtë të hënë ka qenë me shi, qytetaret u janë drejtuar marketeve.

Edhe në qytetin e Fushë- Krujës sot ka nisur një dyndje e madhe e njerëzve të cilët kanë dalë nga shtëpitë për të blerë sende për nevojat e tyre. Për fat të keq, pothuajse të gjithë banorët janë pa maska nuk respektojnë distancën e këshilluar për t’u ruajtur nga koronavirusi.

Policia mundohet të disiplinojë trafikun i cili është tepër i ngarkuar. Në autostradë ka nisur lëvizja e automjeteve.

Shqetësuese paraqitej situata edhe në një treg fruta-perimesh në Fier ku qytetarët vazhdonin me blerjet pa respektuar asnjë masë sigurie Disa prej tyre mund të shihen me maska në fytyrë, por shumica prej tyre janë të pambrojtur dhe nuk po respektohet as distanca e kërkuar.