Përshkallëzohet situata nga Koronavirusi, çfarë po ndodh tek Infektivi

335
Sigal

Është përshkallëzuar situata që ka shkaktuar koronavirusi në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 3 viktima, mes tyre një 43 vjeçar i cili nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër që do të thotë se Covid-19 nuk kursen edhe personat e shëndetshëm.

Deri në këto momente kanë mbërritur në spitalin Infektiv 3 persona.

Bëhet fjalë për dy gra dhe një burrë rreth moshës 40-50 vjeç, dhe një grua e cila ishte mbi 60 vjeç.

Mjekët nuk kishin veshjet të cilat sigurojnë shëndetin e tyre nga mosinfektimi.

Ndërkohë një autoambulancë ka mbërritur pranë Infektivit, për të marrë edhe trupin e viktimës së fundit nga koronavirusi, për ta transportuar atë në morg.

Sipas urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat të cilët kanë humbur jetën nga koronavirusi i dorëzohen familjarëve por nuk lejohen të grumbullohen.

Sipas njoftimeve lejohet vetëm 1 nga personat e afërm, për të kryer procedurat e fundit për këto viktima.