LSI Durrës, Shaqiri : Trarët janë krisur dhe uji hyn brenda klasave

204
Sigal

Në një postim në rrjetet sociale, Drejtuesi i LSI-së për Shijakun, Bahri Shaqiri ka denoncuar situatën në të cilën ndodhet shkolla ”16 Shtatori”, ku sipas tij, ndryshe nga propaganda e qeverisë me inaugurime, trarët janë krisur dhe uji hyn brenda ambienteve ku mësojnë mbi 350 nxënës.

Qeveria e propagandës e panikosur nga largimi i sigurtë po pret shirita elektoralë me nxitim për cirkun e përjavshëm në facebook, me papërgjegjshmëri të plotë për standardet dhe kushtet teknike. Më 25 prill kjo qeveri e propagandës boshe dhe tërësisht e papërgjegjshme për sigurinë e nxënësve dhe stafit pedagogjik do pësojë humbjen më të madhe në 30 vite”, – shkruan Shaqiri në postimin e tij.

 

Postimi i tij i plotë :

SKANDAL/ U inaugurua me propagandë të madhe para 1 muaji ja gjendja sot e shkollës “16 Shtatori” në Shijak. Më 19 dhjetor 2020 kryeministri në largim inauguroi restaurimin e shkollës “16 Shtatori” në Shijak, por sot, ndryshe nga propaganda me fasadat, trarët e shkollës janë të krisur dhe uji hyn brenda ambienteve ku mësojnë mbi 350 nxënës.Qeveria e propagandës e panikosur nga largimi i sigurtë po pret shirita elektoralë me nxitim për cirkun e përjavshëm në facebook, me papërgjegjshmëri të plotë për standardet dhe kushtet teknike.
Më 25 prill kjo qeveri e propagandës boshe dhe tërësisht e papërgjegjshme për sigurinë e nxënësve dhe stafit pedagogjik do pësojë humbjen më të madhe në 30 vite.
Më 25 prill i gjithë Shijaku, Durrësi e mbarë Shqipëria do e largojë këtë sekt dhe ajo ditë do jetë dita e NDRYSHIMIT TË MADH me një qeverisje të re të përgjegjshme e përkushtuar në rindërtimin e vërtetë, të shpejtë dhe me standarde të gjithë godinave publike dhe banesave të dëmtuara nga tërmeti.
Bahri Shaqiri
LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI