Evi Kokalari: Një burim në FBI më deklaroi se Rama ka pesë vite që hetohet! Ja ç’më tha Berisha kur e mori vesh

300
Sigal

Evi Kokalari ka deklaruar se një burim, i ka treguar se Edi Rama është nën hetim nga FBI prej pesë vitesh. Ajo thotë se burimi është brenda FBI.

Gjatë një lidhjeje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Kokalari tha se këtë informacion që e ka patur që në shtator, ia ka kaluar edhe Sali Berishës, i cili ka reaguar duke thënë “interesante”.

“Personi më tha specifikisht, që bosi jonë McGonigal, është i përfshirë në këtë gjë. Por, kur ja ka thënë shefave të tij, janë mërzitur, sepse McGonigal ka patur reputacion të mirë.

Rama kishte 5 vjet që investgohej. Ky ma ka thënë në shtator 2022. Ia kam çuar edhe Berishës dhe më ka thënë ‘interesante’ ”

Pjesë nga biseda: 

Evi Kokalari: Sa i përket pjesës së Ramës, është shkruar shumë nëpër gazeta, por nuk i kanë dhënë shumë vëmendje. Me sa më është thënë mua, 225 mijë dollarë, janë dhënë në Shqipëri dhe Amerikë. Me sa di, e kanë kapur me para në dorë kur ka ardhur edhe nga Sri Lanka. Në atë kohë, ka qenë personi që unë njoh në FBI dhe e kam dëgjuar dosjen e Ramës në shtator. E kam botuar në facebook dhe doli e vërtetë. Personi më tha specifikisht, që bosi jonë McGonigal, është i përfshirë në këtë gjë. Por, kur ja ka thënë shefave të tij, janë mërzitur, sepse McGonigal ka patur reputacion të mirë. Rama kishte 5 vjet që investgohej.
Ky ma ka thënë në shtator 2022. Ia kam çuar edhe Berishës dhe më ka thënë “interesante”. Ngaqë ishte kaq e madhe, nuk e besova. Kur doli kjo, më shkruajti personi dhe më tha, ja ky ka qenë invsetigimi.
Është burim brenda FBI. Personi i mesazhit është person që është marrë me hetimin.
Nuk e them emrin, sigurisht jo.

Denis Dyrnjaja: Mendohet se Rama është i implikuar apo jo?

Evi Kokalari: Ky investigim iu dha urdhër zyrës së New York që të ndalohet. Prandaj shkruajta që do të rihapet. Kur e kam kontaktuar këtë person, po i kërkoja informacione për dosjen e Bashës. Atëherë më ka dërguar fotografi të një personi që ka dhënë lekët, por nuk më duket as si Neza dhe as si Duçka. Di që Neza është nën hetim. Besoj se do ta arrestojnë Nezën. SPAK duhet të marrë dosjen nga FBI dhe të fillojë investigimin e tyre. McGonigal po ndihmonte një person nën sanksione si Deripaska.

Denis Dyrnjaja: A është realisht i rrezikuar Edi Rama? Mediat amerikane nuk i kanë dhënë shumë vëmendje historisë me Ramën. Dhe e treta, pse e ka mbajtur Berisha në heshtje?

Evi Kokalari: Jo nuk e ka mbajtur, nëse e ka thënë në Parlament, cfarë do të bënte më shumë? Në Shqipëri, SPAK duhet ta marrë seriozisht. Nga ana e amerikanëve, Rama mund të investigohet për keshin, nga kanë ardhur paratë. FBI duhet t’ja cojë dosjen Departamentit të Thesarit.