LSI Durrës, Rexhina Leka: Vota është forca e një populli. Është e drejta e rinisë, zëri ynë dhe qeverisja jonë.

442
Sigal

Me anë të një postimi të shëprndarë në rrjetet sociale, anëtarja e kryesisë së LSI Durrës, Rexhina Leka i ka rikujtuar shqiptarët se dhe pak ditë na ndajnë nga Referndumi kombëtar i 25 prillit.

“25 prilli është PRANVERA SHQIPTARE. Prandaj të gjithë ne duhet të marrin pjesë në votime për të përcaktuar të ardhmen tonë, për një arsim më cilësor, mundësi punësimi, dhe për t’u mos larguar më për shkak të varfërisë por për ta ndërtuar të ardhmen këtu.”, – është shprehur Leka në postimin e saj.

Postimi i saj i plotë:

Edhe pak ditë na ndajnë nga Referendumi kombëtar i 25 prillit.
Një Referendum që do të risjellë shpresën, drejtësinë e një populli dhe demokracinë e Shqipërisë, shtëpisë sonë.
25 prilli është PRANVERA SHQIPTARE. Prandaj të gjithë ne duhet të marrin pjesë në votime për të përcaktuar të ardhmen tonë, për një arsim më cilësor, mundësi punësimi, dhe për t’u mos larguar më për shkak të varfërisë por për ta ndërtuar të ardhmen këtu.
Vota është forca e një populli. Është e drejta e rinisë, zëri ynë dhe qeverisja jonë.
Çdo votë sjell ndryshimin.
JU jemi ata që vendosni!
Është pranvera e ëndrrave tona.
Për një Shqipëri më të mirë. Për një Shqipëri si gjithë Europa
LSI
Rexhina LEKA Voto nr. 8