Anëtari i Kryesisë së LSI Durrës, ekonomisti Vasil Zaho ka denoncuar atë që e quan skandal me FSHU (ish-OSHEE), ku thotë se po vonon pagën e punonjësve, dhe sipas tij, i gjithë aparati shtetëror në funksion të fushatës duke u marrë para nga paga punonjësve të thjeshtë.
“I gjithë aparati shtetëror në funksion të fushatës duke u marrë para nga paga punonjësve të thjeshtë. Mos e lini “Rilindjen” t’ju zhvasë dhe turpërojë. Por ta largojmë përgjithmonë më 25 prill”,- është shprehur Zaho në denoncimin e tij.
Denoncimi i tij i plotë:
SKANDAL/ FSHU (ish OSHEE) po vonon pagesën e pagave të punonjesve. Ato që ka paguar herën e fundit, u kanë mbajtur nga 12,000 Lekë të reja për fushatë.
Ky është skandal. I gjithë aparati shtetëror në funksion të fushatës duke u marrë para nga paga punonjësve të thjeshtë.
Mos e lini “Rilindjen” t’ju zhvasë dhe turpërojë. Por ta largojmë përgjithmonë më 25 prill.
Vasil Zaho
Ekonomist
Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI
#LSI